SHBA: Javën e ardhshme do vendosim sanksione ndaj personave të përfshirë në korrupsion

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.12.2021, 20:34

Departamenti Amerikan i Thesarit ka paralajmëruar se duke nisur nga java e ardhshme do të vendosë një sërë sanksionesh në vigjilje të Samitit të SHBA për Demokraci. Reuters raporton se në “shënjestër” janë personat e përfshirë në korrupsion, ata që abuzojnë me të drejtat e njeriut dhe ata që"minojnë" demokracinë.

Thesari do të ndërmarrë një sërë veprimesh për të përcaktuar individët që janë të përfshirë në aktivitete keqdashëse, që minojnë demokracinë dhe institucionet demokratike në mbarë botën duke përfshirë korrupsionin, represionin, krimin e organizuar dhe abuzimin serioz të të drejtave të njeriut”- deklaroi një zëdhënës i D.A.Th.

Thesari nuk pranoi të jepte detaje për ata që përballen me sanksione, ndërsa planet u raportuan fillimisht nga Wall Street Journal. Thesari do të shpallë gjithashtu propozime për të mbyllur "zbrazëtirat" që lejojnë zyrtarët e korruptuar të shfrytëzojnë tregun e pasurive të paluajtshme dhe të adresojnë boshllëqet në rrjetin e transparencës së korporatave që lejojnë lulëzimin e korrupsionit dhe rrjedhjen e të ardhurave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësi.

Mbledhja e parë në llojin e tij javën e ardhshme është një provë e pohimit të Presidentit Joe Biden, të shpallur në fjalimin e tij të parë të Politikës së Jashtme se ai do t'i kthente Shtetet e Bashkuara në udhëheqjen globale për t'u përballur me forcat autoritare të udhëhequra nga Kina dhe Rusia.

Grupet e të drejtave të njeriut vënë në dyshim nëse konferenca e Bidenit mund t’i shtyjë liderët botërorë që janë të ftuar, disa të akuzuar për prirje autoritare, të ndërmarrin veprime kuptimplota. Janë 110 pjesëmarrës në listën e ftesave të Departamentit të Shtetit për ngjarjen virtuale më 9 dhe 10 dhjetor, e cila synon të ndihmojë në ndalimin e paralizës demokratike dhe rrënimit së të drejtave dhe lirive në mbarë botën.

Burimi: Reuters | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit