U nda nga jeta sot/ Postimi i fundit i senatorit Bob Dole: Zoti e bekoftë SHBA dhe Kosovën!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.12.2021, 19:49

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare senatori amerikan Bob Dole. Lajmi u konfirmua edhe në “Foltoren” e Berishës, i cili kërkoi një minutë heshtje sapo mori lajmin e hidhur. Dole cilësohet si një mik i çmuar i shqiptarëve dhe i Kosovës.

Pak ditë më parë Dole kishte postuar një mesazh urimi në Twitter, pasi më datë 1 dhjetor shkruante për një takim virtual që do të realizohej kushtuar Kosovës. “Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Kosovën”.-shkruante ndër të tjera ai.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit