Evi Kokalari: PD do të bëhet Parti Konservatore, kam parë Kushtetutën e re

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.12.2021, 19:18

Aktivistja Evi Kokalari është e pranishme në "Foltoren" e Berishës që po mbahet në New Jersey të SHBA-ve. Ajo është shprehur se PD do të konvertohet në një Parti Demokratike Konservatore, ndërsa shtoi se e ka parë vetë Kushtetutën e re. Sipas saj, komuniteti shqiptaro-amerikan duhet t'i qëndrojë afër kongresmenëve, sepse "në raste të tilla që po kalon tashmë Shqipëria na duhet ndihma e tyre dhe gjithashtu edhe për Kosovën".

Kokalari tha:

Për ju që jeni në Shqipëri dhe nuk e shikoni këtë sallën dua t’ju them zoti Berisha se këtu janë mbi 700 veta. Di t’ju them që realiteti është që PD do konvertohet në një Parti Konservatore. E kam parë vetë kushtetutën e re të PD dhe nuk duhet të flas për të, por më besoni është njësoj si ajo e Partisë Republikane në SHBA. Foltorja sot do jetë pak e gjatë se është e vetmja që do bëjmë në Amerikë. Ne si komunitet shqiptaro-amerikanë kemi një mision, duhet të jemi shumë afër kongresmenëve sepse në raste të tilla që po kalon tashmë Shqipëria na duhet ndihma e tyre dhe gjithashtu edhe për Kosovën. Secili nga ju mund të bëjë një ndryshim dhe merreni shumë seriozisht këtë, deri tani e keni bërë luftën vetëm, por imagjinoni të jemi të gjithë bashkë për Kongresin. Dua të falenderoj edhe njerëzit nga "Vatra" ju e dini se kam pasur një debat me ta së fundmi, por ata duhet të na rrinë edhe më shumë krah nesh.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit