Berisha: Implikimi i Bashës në afera bëri që Rama të marri peng PD-në

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.12.2021, 19:09

Ish-kryeministri Sali Berisha edhe në “foltoren” e sotme me shqiptarët në Amerikë ka akuzuar pengun e Ramës, Lulzim Basha për përfshirje në afera të rënda. Berisha tha se për shkak të aferave ai lejoi Edi Ramën që të merrte peng Partinë Demokratike.

Më konkretisht, Sali Berisha u shpreh:

Edi Rama i cili shfaq trashëgiminë barbare, mizore të etërve të tij, ja doli të marrë peng opozitën. Ta shndërrojë atë në fasadë për shkak se kryetari i saj, kalon në 8 vite nga disfata në disfatë i lejoi vetes të implikohej në afera ku një njeri i ndërgjegjshëm nuk do të ja lejonte vetes. Ja sepse 11 dhjetori është rithemelimi i PD. Ky është një revolucion paqësor dhe i pandalshëm. Dua të ju them në emrin tuaj, mjerë ata që përpiqen apo mendojnë që dalin para apo duan të ndalojnë këtë përpjekje të madhe për liri të shqiptarëve. Nuk ka asgjë që mund të mposhtë njerëzit që luftojnë për lirinë e tyre, të vendosur për çdo sakrificë dhe vendim deri në fitore të kauzës së tyre të drejtë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit