Zetori bie në kanal/ Humb jetën drejtuesi i mjetit, përfundon në spital vajza e tij 10 vjeçe

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.12.2021, 16:30

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në fshatin Hamil të Firit, ku një burrë ka humbur jetën, ndërsa vajza e tij 10 vjeçe është plagosur. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për një 55-vjeçar me iniciale B.H.. Ai ka ndërruar jetë, pasi zetori ku po udhëtonte me vajzën e mitur ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal. E mitura ndodhet në spitalin e Fierit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Policia e Fierit/ Informacion paraprak. Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është dëmtuar vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit