Lajm i rëndësishëm për mërgimtarët, që duan të vijnë Kosovë, nga nesër hyjnë në fuqi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.12.2021, 22:41

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi sot tregoi masat e reja antiCovid, të cilat do të hyjnë në fuqi nga nesër. Ministri tha çdo qyetetar që hynë në Kosovë duhet ta ketë ceritifikatën e vaksinimit të plotë. Sipas ministrit, kur personi ështe i vaksinuar vetëm me një dozë, do të kërkohet testi negativ ose dëshmia se ai person ka kaluar Covid-19.

Ndër të tjera, ministri Latifi tha se nga 03 janari 2022 për qytetarët që do të hyjnë në Kosovë do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë.

Ai shtoi se për ta evituar mbylljen e shkollave dhe bizneseve, punonjësve në institucione publike dhe private, udhëtarët e transportit publik, nxënësve, dhe studentëve, shfrytëzuesit e qendrave tregtare apo gastronomisë, do t’u kërkohet certifikata e plotë e vaksinimit apo e pjesshme. Kjo e fundit duke dëshmuar me teste.

Kurse, kryeministri Albin Kurti tha se këto masa janë të domosdoshme që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit