Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka/ Autori i vrasjes e ka mbajtur pistoletën në qese

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.12.2021, 15:22

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka, disa ditë më parë pranë shtëpisë së tij. Raportohet se autori e ka mbajtur pistoletën në një qese ndaj dhe nuk u gjetën gëzhoja në vendin e ngjarjes. Ndër të tjera, në dosjen e Prokurorisë hidhen dyshime se autori i dyshuar Kristian Kelmendi ka bërë lëvizje fiktive në kufi për të krijuar alibi, ndërsa shkak për ngjarjen thuhet të jetë bërë një shumë prej 20 mijë eurosh.

Ish-deputeti Pashko Ujka ka qenë duke blerë një paketë cigare në momentin kur është qëlluar me një plumb pas shpine. Pranë tij ka qenë bashkëshortja, e cila në momentet e para të ngjarjes ka deklaruar se ka dëgjuar vetëm një zhurmë të mbytur e më pas ka vënë re se Ujka ka rënë në tokë. Nga pamjet e siguruara prej bizneseve, vërehet se autori e ka mbështjellë armën me një qese. Kjo shpjegon se përse nuk është gjetur gëzhoja.

Në dosjen hetimore thuhet:

Personi që ka qëlluar është trup i mbushur, që sipas policisë, ngjason me trupin e Marjan Kolës ose Aleksandër Kelmendit. Autori shfaqet me kapele të zezë me strehë në kokë, me kapuç pas qafe, në dukje doreza në duar. Duket që për një moment rregullon kapelen e kapuçin dhe mban kokën ulur, ndërsa ec me hapa të vegjël por të vendosur e të shpejtë. Në dorë, ka një qese të bardhë, e cila mbulon diçka brenda saj, dhe që dyshohet se mund të jetë arma, pasi në vendngjarje nuk është gjendur asnjë gëzhojë.

Ndërkohë, Kristjan Kelemendi, personi i arrestuar për vrasjen ka treguar në polici se familja e tij i ka paguar 20.000 euro Pashko Ujkës për marrjen prej tij të një banese në Shkodër. Por më pas ish-zyrtari ja ka marrë sërish madje duke bërë edhe kallëzim ndaj tyre dhe policinë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit