Skema e pastrimit të parave/ Lihet në burg “miku” i Rezart Taçit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.12.2021, 14:39

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me skandalin e pastrimit të parave ku rezulton i përfshirë biznesmeni i naftës Rezart Taçi. Tashmë raportohet se “miku” i tij, kontabilisti Fabio Petruzzella është lënë në burg. Avokatët e Petruzzellës kanë kërkuar arrest shtëpie, por kjo kërkesë është “rrëzuar” dhe ai është lënë prapa hekurave.

Kontabilisti u arrestua së bashku me Francesco Zummo, biznesmenin 90-vjeçar nga Palermo, i cili është i dyshuar dhe partner i ish-kryebashkiakut mafioz Vito Ciancimino, i cili gjithashtu u akuzua për pastrim parash. Kujtojmë se mbi 18 mln euro u bllokuan në një bankë në Tiranë sepse ishin nisur nga Italia me qëllim pastrimin e tyre dhe transferimin në vendet e tjera. Në vendin tonë u arrestua vetëm Artur Balla dhe Bledar Lilo, kunati dhe truproja i Rezart Taçit.

Sipas SPAK këta persona janë angazhuar dhe kanë vepruar në vendin tonë për llogari të ish-bosit të “ARMOS”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit