Moti i keq “mbërthen” Shqipërinë/ Pas orës 15:00 nis stuhia dhe reshjet masive

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.12.2021, 14:15

Javët e fundit Shqipëria është përfshirë nga moti i keq. Sot dhe nesër priten reshje shiu me intensitet të lartë për shkak të një qendre ciklonare që pritet të vijë nga Adriatiku, e që po zhvillohet mes Italisë dhe Kroacisë. Ndërkohë, meteorologia Adiola Bani ka shpjeguar se cikloni që vjen nga Adriatiku do të na sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve gjatë këtij 24-orëshi në veri dhe zonat qendrore dhe më pak reshje në jug të vendit.

Më konkretisht, meteorologia tha:

Kryeqyteti do t’i shijojë edhe pak këto orë pa reshje pasi presim që pas orës 3 pasdite të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash të dendur që ka ardhur nga zonat veriperëndimore duke na sjellë reshje të pakta aktualisht, por duke ju afruar mesditës dhe pasdites do të kemi intensifikim të reshjeve fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit