OBSH: Asnjë nuk ka vdekur nga varianti Omicron i Covid-19!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.12.2021, 11:45

Askush nuk ka vdekur me variantin e ri super-mutant Omicron të Covid-19, pavarësisht se është vërejtur në 38 vende, ka zbuluar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). SHBA dhe Australia u bënë vendet më të fundit që konfirmuan rastet e transmetuara në nivel lokal të variantit. Numri i të infektuarve me variantin Omicron, në Afrikën e Jugut ka shkuar në 3 milionë. Dhe India konfirmoi sot rastin e tretë Omicron.

OBSH paralajmëroi se mund të duhen javë për të përcaktuar se sa infektiv është varianti, nëse shkakton sëmundje më të rënda dhe sa efektive janë trajtimet dhe vaksinat kundër tij.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit