30-vjeçari nga Maroku shkon për të vjedhur në një fshat të Memaliajt, kapet i dehur

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.12.2021, 10:12

Një shtetas maroken është arrestuar nga policia e Tepelenës. Ai është kapur në gjendje të dehur, teksa po drejtonte një automjet të vjedhur.

Njoftimi i policisë:

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u arrestua në flagrancë shtetasi i huaj M. M., 30 vjeç, banues në Marok. Shtetasi i mësipërm u arrestua pasi në fshatin Vasjar, Memaliaj ka vjedhur automjetin tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit E. Ll. Gjithashtu rezultoi se shtetasi maroken po drejtonte automjetin e vjedhur në gjendje të dehur

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit