Angli/ Vritet për hashashin një person, fqinjët: Ishte shtëpi bari, rrinin shqiptarë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.12.2021, 08:32

Policia, zjarrfikëset dhe ekipet e ambulancës u alarmuan në orën 3:15 të mëngjesit për një trazirë në Caley Road, Angli. Një banore e zonës, e cila kërkoi të mbetet anonim, tha se tetë burra kishin mbërritur në një vilë, të armatosur me thika dhe një sëpatë. Ata hynë me forcë dhe thyen derën e përparme dhe xhamat, si edhe sulmuan për vdekje një person përpara se të largoheshin me makina.

Ajo shtoi se shtëpia në fjalë ishte zënë nga tre burra, të cilët, sipas saj janë shqiptarë, për katër vitet e fundit. Një fqinj thuhet se ka zbuluar një sëpatë të hedhur në Rankine Road pranë një Ford Fiesta të cilën policia e rrethoi më vonë. "Unë nuk i njihja burrat, ata ishin shumë të mbyllur dhe rrinin vetëm bashkë”, – tha ajo. Ajo thotë se e gjithë rruga mban erë kanabisi. Një tjetër burrë tregoi për KentOnline se si po ecte në rrugë rreth orës 4 të mëngjesit kur pa "rreth 15" burra duke vrapuar ndërsa mbanin bimë kanabis.

"Ne nuk po flasim për bimë të vogla këtu," tha ai. “Po flasim për “gjysmë pemë”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit