Elon Musk zyrtarisht një “i pastrehë”, nuk zotëron asnjë shtëpi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.12.2021, 07:56

Njeriu i dytë më i pasur në botë ka përmbushur zotimin e tij për të mos pasur shtëpi. CEO i Tesla dhe SpaceX , Elon Musk, ka shitur pasurinë e tij në Silicon Valley për 30 milionë dollarë të enjten, 7.5 milionë dollarë më pak se çmimi fillestar i kërkuar. Ai ‘luftoi’ për të shitur shtëpinë, duke e nxjerrë atë në shitje tre herë përpara se të gjente një blerës. Musk, 50 vjeç, i cili ka një vlerë neto prej 151 miliardë dollarësh, kishte thënë kohë më parë se prona prej 47 hektarësh në jug të San Franciskos ishte "shtëpia e tij e fundit e mbetur".

Musk, aktualisht jeton në një shtëpi që e ka marrë me qira me vlerë 50,000 dollarë në Boca Chica, Teksas, pranë fabrikës së tij të prodhimit të raketave Space Exploration.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit