Vuan nga një sëmundje e rëndë në këmbë, 25-vjeçari kërkon ndihmën e shqiptarëve që të operohet

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.12.2021, 00:13

Një 25-vjeçar nga qyteti i Shkodrës ka paraqitur në redaksinë tonë hallin që i ka rënë. Ai shprehet se është jetim dhe i braktisur nga familjarët. Siç bën me dije më tej, ai vuan nga një sëmundje e rëndë në këmbë. Ai shprehet se ndodhet në atë gjendje prej dy vitesh dhee ka të pamundur që të punojë. Ndër të tjera kushtet në të cilat jeton janë tejet të vështira.

Doktorët e Spitalit të Shkodrës i kanë dhënë ilaçe sa për të kaluar këtë situatë, por i riu thotë se atij i duhet një ndërhyrje kirurgjikale që të shpëtojë njëherë e mirë. Nga neglizhenca e mjekëve ai rrezikon të humbasë këmbën dhe të mbetet invalid. Për këtë arsye ai kërkon ndihmë nga të gjithë shqiptarët, kushdo që ka mundësi që të kontribuojë për përmirësimin e tij.

Mesazhi i të riut:

Pershendetje. Jam nje djal 25 vjec dhe jam jetim dhe i braktisur nga familjaret dhe dua te shpreh hallin tim sepse po mundohem me mish dhe me shpirt qe te vazhdoj jeten por ne kte vend ka humbur humanizmi nga doktoret dhe po me lejn sakat pa qene sakat.Sepse po vete tash sa here tek spitali dhe gjithmon nxjerrin pretekte perdor kte ilac apo ate kur mua me duhet nje nderhyrje ne kembe qe te mund te eci perseri dhe te filloj pune perseri. Jam pa pune mbi 2 vite sepse smundem nga kemba dhe jetesa me eesht veshtirsu shume .jetoj vec ne nje shpi te pabanueshme dhe kerkoj nga Shqipataret qe tme ndihmojn vetem sa te paguaj nje nje ose dy muaj nje qera dhe tme njoftojn me nje mjek qe tme operoj kemben .dhe pastaj te dal ne pune sepse mund te ia dal vetem..por fatkeqsisht smundem me kto kushte te filloj pune askund sepse sme marrin. Do iu lutesha shume shume tme ndihmonit. Dhe jo tme paragjykonit sepse kam mjaft hall te madh qe po arrij der ktu .Nqs dikush do me ndihmoj do iu lutesha tme tregonte ne koment pasi dua te mbetem anonim sepse esht e rend qe te tregoj dhe identitetin . Ju lutem anonim ju lutem postojeni sepse po ngel kshu dhe smund te vazhdoj me kshu, ndersa doktorin lere se ai vec lek do dhe mua me la sakat. Per momentin e kam me te shendosht, por smunt tleviz gishtat dhe smundem me i vu ntok. Kan nevoj me u pre dy gishtat qe te eci rehat ..po ai e di se skam asnje ndihm dhe rri dhe me thot merr kte ilac atee ilac ..muhabete kotit Ju lutem ma publikoni se dhe nkushte tmerrshme jetoj.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit