E pazakontë! Të rinjtë nxjerrin nga arkivoli trupin e pajetë të 21-vjeçarit dhe i bëjnë xhiro me motor

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04.12.2021, 22:21

Ka raste kur historitë që ndodhin në mbarë botën janë të pabesueshme, por ka raste të tjera kur e pabesueshmja ia lë vendin absurdit. Ditët e fundit është bërë i ditur një fakt që ka tronditur banorët e Ekuadorit dhe tashmë gjithë rrjetin. Në qytetin Portoviejo të Ekuadorit, disa të rinj kanë nxjerrë një kufomë nga arkivoli për ta hipur në një motoçikletë për t'i dhënë lamtumirën e fundit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë funeralit të Erick Cedeño Méndez dhe sipas familjarëve dhe miqve të pranishëm, kjo ngjarje tronditëse ishte një homazh i fundit që ata donin t'i bënin të riut të ndjerë, pra duke i bërë xhiro me motor. Në video mund të shihet se si një grup të rinjsh e ngrenë kufomën dhe e lëvizin nga njëra anë në tjetrën dhe tentojnë ta vendosin në motoçikletë derisa ia dalin.

Dëgjohet një zë që thotë "jepi, jepi", që motoçiklisti të nisë dhe të kthehet. Mediat vendase raportuan se Erick Cedeño, 21 vjeç, ishte vrarë të dielën e kaluar kur ai po shkonte, për ironi, në funeralin e një miku të tij. Për këtë fakt janë shprehur autoritetet ekuadoriane, të cilat kanë thënë se kjo është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë në qytet dhe e kanë cilësuar si një akt të gabuar dhe jo normal.

Në rrjete të ndryshme sociale, përdorues të ndryshëm tashmë kanë shprehur mendimin e tyre lidhur me këtë rast shumë të çuditshëm. "Të rinjtë përdhosin një kufomë duke e hequr atë nga arkivoli dhe duke e çuar në një motoçikletë, si një ritual tmerri"- thuhej në një koment. "Nëse ata nuk e respektojnë një të vdekur, çfarë të presin nga respekt për të gjallët”- shtoi një tjetër komentues.

Burimi: newsbeezer.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit