Kurti arsyeton vendimin për ndalimin e hyrjes në Kosovë pa qenë i vaksinuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.12.2021, 21:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë 8 përgjigje në 8 pyetjet më të shpeshta për masat e reja anticovid.

Ai tregoi në detaje se pse po shtrëngohen masat në një kohë kur gjendja epidemiologjike në Kosovë është, siç tha ai, më e mira jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor por edhe në Evropë.

Kurti ka thënë se, gjatë javëve të fundit, rastet e COVID-19 janë rritur jashtëzakonisht shumë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe se për momentin, rreziku më i madh për një përhapje eventuale të COVID-19 në Kosovë vjen nga udhëtarët prej jashtë vendit.

Dhe së dyti, ai është shprehur se, shfaqja e variantit Omicron, si dhe përhapja e tij në shumë vende evropiane brenda një periudhe të shkurtër, e ka detyruar Qeverinë që të veprojë me shpejtësi dhe vendosmëri në shtrëngimin e masave në kufi.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit