Sherr i fortë në një lokal/ Italiani plagos me thikë në qafë shqiptarin

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04.12.2021, 21:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Itali. Sipas mediave vendase, në qendrën historike të Ravenës një italian dhe një shqiptar, hynë në një lokal në Piazza Baracca dhe aty filluan të debatojnë. Sapo ka dalë nga lokali, italiani e ka goditur papritur me thikë në qafë shqiptarin dhe më pas ka ikur. Nuk dihen ende arsyet që kanë shtyrë sulmuesin të godasë shqiptarin.

Ambulanca mbërriti me urgjencë në vendgjarje dhe i plagosuri u transportua menjëherë në spital në gjendje të rëndë. Policia ka nisur kërkimet pë kapjen e autorit. Po ashtu lajmi është konfirmuar edhe nga një qytetar shqiptar, i cili ka rastisur në vendngjarje. Ai shprehet se i plagosuri është me origjinë nga Elbasani dhe se këtë informacion ia ka thënë pronari i lokalit ku ndodhi sherri.

Mesazhi i qytetarit për redaksinë tonë:

Pershendetje Joq, esht me orgjin shqiptare. Nga elbasani. Po e njof un jam i sigurt isha aty 2 min perpara me tha pronari i lokalit, tani e kan nxjerr ce ishte shqiptare ai ndodhet ne gjendje te keqe shendesore.

Burimi: ravennatoday.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit