Atentat me bombë në takimin e Erdogan?! Një sasi eksplozivi gjendet poshtë makinës së policisë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04.12.2021, 21:34

Në takimin e sotëm të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Siirt është vënë re në momentin e fundit një lëndë shpërthyese e vendosur poshtë makinës së një punonjësi policie. Ndërkohë që lënda shpërthyese është shkatërruar nga ekipet e asgjësimit të bombave, policia ka nisur punën për kapjen e të dyshuarve. Nga ana tjetër, për këtë çështje është bërë një deklaratë nga Guvernatoria e Mardinit.

Në deklaratë thuhej se objekti ishte një bombë magnetike e montuar nën automjet. Mediat vendase raportojnë kështu se atentati është shmangur. Mësohet se në skuadrën që do të dërgohet si përforcuese për programin e presidentit Erdogan të zhvilluar sot në Siirt, është përfshirë edhe policia. Nga informacionet paraprake u konstatua se efektivi i policisë ishte larguar nga banesa për të shkuar në detyrën e lartpërmendur me mjetin e tij personal dhe teksa po merrte nga banesa shokun e tij që do të shkonte jashtë vendit, shoku i tij ka vërejtur se aty ndodhej një objekt.

Burimi: sabah.com.tr | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit