Studimi: Vaji i palmës rrit mundësinë e përhapjes së kancerit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04.12.2021, 21:06

EUFIC është një organizatë jofitimprurëse e orientuar drejt konsumatorit, e cila ka nisur një kërkim shkencor në lidhje me rreziqet e përhapjes së kancerit. Kohët e fundit kjo organizatë raportoi se acidi palmitik, një yndyrë që gjendet në vajin e palmës, mund të ndikojë në përhapjen e qelizave të kancerit në trup, të referuara si "tranzicion". Si një vaj efikas dhe gjithashtu ekonomik, konsumi global i vajit të palmës po rritet dhe lajmi i mirë është se sot ka një fokus më të mirë në vajin e qëndrueshëm të palmës, i përdorur shpesh në prodhimin e ushqimeve si ëmbëlsira, biskota, çokollata, margarina dhe gjithashtu yndyrnat për skuqje.

Ai gjendet gjithashtu në kozmetikë, higjienë dhe gjithashtu në produkte pastrimi. Por sipas një studimi të botuar në Nature para pak javësh, që u krye nga 2 institute kërkimore në Spanjë në bashkëpunim me studiues të tjerë globalë për të kuptuar nëse konsumimi i yndyrave të mund të përmirësojë "tranzicionin", u vu re se vaji i palmës favorizon përhapjen e kancerit. Shkencëtarët përdorën minjtë për të kryer eksperimentin e tyre dhe zbuluan se kur ata ushqeheshin me një regjim diete të bollshme me vaj palme, qelizat e kancerit rriteshin.

Megjithatë "është shumë herët për të përcaktuar se çfarë ushqimi mund të hanë pacientët me kancer metastatik për të ngadalësuar procesin e metastatizimit. Bazuar në rezultatet tona mund të mendohet se një dietë e varfër në acid palmitik mund të ngadalësojë procesin e metastatizmit, por nevojiten më shumë kërkime”- tha Profesor Salvador Aznar-Benitah, drejtues i lartë i grupit në IRB Barcelona dhe autori kryesor i studimit.

Ka dyshime se vaji i palmës ndikon në zhvillimin e diabetit, sëmundjeve vaskulare dhe kancerit, për shkak se ka një përqindje të lartë të acideve yndyrore të ngopura. Studiuesit bënë ekzaktësisht të njëjtat eksperimente me qeliza të kancerit të lëkurës dhe panë rezultate të ngjashme. Në fund të fundit, kërkuesit arritën në përfundimin se gjetjet e tyre theksojnë rreziqet e mundshme në shëndet të lidhura me acidin palmitik dhe gjithashtu ofrojnë kuptime që mund të sjellin trajtime krejt të reja për të minimizuar metastazat e qelizave kancerogjene. Janë pikërisht metastazat, të cilat mbeten shkaku kryesor i vdekjes së pacientëve me kancer.

Burimi: breadnews.net | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit