Pesë orë në ajër! Pilotët heronj shpëtojnë 200 pasagjerët në avionin që humbi kontrollin

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04.12.2021, 20:04

Një incident i frikshëm ka nodhur në Rusi, pasi avioni "Airbus A321" me 201 njerëz në bord, nga të cilët 25 fëmijë, humbi kontrollin menjëherë sapo ngrit në ajër. Pilotët u detyruan të fluturonin me aeroplan nëpër Siberi dhe arritën të uleshin vetëm pas një makthi që zgjati pesë orë e gjysmë. Kapiteni lëshoi ​​një telefonatë "Mayday" menjëherë pas ngritjes dhe dështoi dy herë që të bënte ulje emergjente në aeroportin e nisjes Magadan.

Kapiteni nuk ishte në gjendje të hidhte karburantin për të tentuar një ulje emergjente të sigurt dhe në vend të kësaj, ai fluturoi drejt aeroportit tjetër më të afërt,Yakutsk, qyteti më i ftohtë në botë. Incidenti shaktoi panik tek pasagjerët, të cilët menduan se çdo gjë mori fund për ta. Pas gati një ore, avioni u stabilizua, por u deshën tre orë të tjera që pilotët të arrinin lartësinë 9000 metra.

Burimi: nypost | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit