Deklaroi se vaksinat Covid rrisin rrezikun e infektimit me SIDA, nisin hetimet ndaj presidentit brazilian

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04.12.2021, 18:57

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka hedhur shpeshherë dyshime mbi efektivitetin e vaksinave të Covid-19. Gjatë një lidhjeje direkte më 24 tetor Bolsonaro tha se sipas raportimeve “njerëzit e vaksinuar kundër Covid-19 po krijojnë sëmundjen e defiçencës imunitare (AIDS) shumë më shpejt nga sa pritej”. Por pas këtyre deklaratave, ndaj tij është urdhëruar të nisin hetimet.

Pretendimi u kundërshtua nga ekspertët, por presidenti i kontestuar që nuk pranon të vaksinohet, tha se ishte vetëm duke cituar një artikull të një reviste. Dje gjykatësi i Gjykatës së Lartë "Alexandre de Moraes" tha se kërkonte hetim ndaj Bolsonaro pasi kishte përdorur “skema të përhapjes masive në rrjetet sociale”, shkruan BBC.

Burimi: Al jazeera | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit