U arrestua pasi u kap me 450 kg kanabis, 36-vjeçarja shqiptare ishte aktiviste në luftën kundër drogës!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04.12.2021, 18:11

Një 36-vjeçare shqiptare, e quajtur Jona Mullaraj u arrestua pak ditë më parë në Itali me akuzën e tafikut të drogës. Por paradoksi është se në të njëjtën kohë ajo ishte edhe aktiviste në luftën kundër lëndëve narkotike, shkruajnë mediat italiane. Raportohet se në fillim të këtij viti ajo ka marrë pjesë në një aktivitet, fokusi i të cilit ishte pikërisht lufta kundër trafikut të drogës. Në aktivitetin e zhvilluar në Groane Park të Lombardisë morën pjesë edhe politikanë dhe personalitete të njohura në vend.

Për arrestimin e 36-vjeçares shqiptare e njohur edhe si “Zonja e drogës”, ka folur dhe nënkryetari i bashkisë së Lombardisë, Dante Cattaneo, i cili u shpreh i surprizuar nga zkuzat e ngritura ndaj saj. Pronari i një ndërtese në Cesano Maderno kishte denoncuar vjedhjen në një garazh dhe kur policia shkoi në garazh, gjeti 450 kg kanabis. Roli i shqiptares ishte të ruante drogën, por dyshohet se ajo u tradhtua nga një bashkëpunëtor i saj, i cili ka inskenuar edhe vjedhjen.

Burimi: fanpage.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit