Donte të nxirrte gjarpërijtë nga bodrumi, pronari i vë flakën vilës 1.8 MLN $

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.12.2021, 16:12

Pronari i një shtëpie në Maryland, i cili u përpoq të zhdukte nga shtëpia e tij 1.8 milionë dollarësh, gjarprinjtë që i kishin hyrë në bodrum, i vuri flakën vilës së tij. Pronari i paidentifikuar i shtëpisë përdori qymyr si një burim nxehtësie në një përpjekje për t'i nxjerrë gjarpërinjtë, por flaka nuk u kontrollua dot.

Zjarri filloi rreth orës 22:00 në bodrumin e vilës shumëkatëshe, përpara se të përhapej në të gjithë pjesën tjetër të shtëpisë. Në kohën kur mbërritën rreth 75 zjarrfikës, çatia dhe një pjesë e strukturës së saj ishin shembur ndërsa flakët ishin disa metra lart. Zyrtarët nuk thanë se çfarë lloj gjarpërinjsh kishin hyrë në shtëpi, por një ekspert i jetës së egër tha se nuk ishte e pazakontë që zvarranikët të kërkonin strehim në mot të ftohtë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit