Facebook dhe Instagram bien sërish

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.12.2021, 15:50

Facebook ka rënë sërish vetëm dy muaj pas një ndërprerje që i kushtoi kompanisë 100 milionë dollarë të ardhura. Mijëra përdorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar kanë raportuar probleme me aksesin në Facebook, Instagram dhe Messenger që nga ora 12:30 e sotme.

Në tetor, një ndërprerje globale shtatë-orëshe – që goditi Facebook, Instagram, ËhatsApp dhe Messenger ndodhi kur një përditësim i gabuar shkëputi serverët e tij nga interneti. Inxhinierëve iu desh të udhëtonin në qendrën kryesore të të dhënave për të rregulluar defektin. Në fillim të ndërprerjes së sotme, 88 për qind e përdoruesve thanë se kishin probleme me aksesin në faqen e internetit, me përdoruesit e shqetësuar që përdorin Twitter për t'u ankuar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit