“Dëgjo zemrën tënde”/ Mamaja e Donaldit nuk e donte asnjëherë Borën, mbështet lidhjen e re me Beatrix

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2021, 15:33

Trekëndëshi i historisë Bora-Donald-Beatrix është më i përfoluri i momentit e kjo për shumë arsye. Pak pas hyrjes në BBV, Donaldi pati një takim shumë emocionues me Borën dhe i dhuroi asaj një puthje, ndërkohë që pak javë më pas i dhuroi varësen që mbante në qafë për të kujtuar tre vjetorin e lidhjes së tyre. Por ardhja e Beatrix brenda shtëpisë së BBV i ndryshoi gjërat për Donaldin i cili po priste një shenjë nga Bora. Ai ka treguar se kishte filluar të kishte ndjenja për Beatrixën dhe rrinin bashkë gjatë gjithë kohë, por duket se takimi i tij me mamanë ka qenë vendimtar që ai të vendoste se çfarë do bënte me jetën e tij.

Sipas "Panorama" mamaja e Donaldit ka qenë gjithmonë kundër lidhjes së djalit të saj me Borën pasi e shihte si një marrëdhënie të tensionuar që nuk do t’i çonte askund. Pas afrimitetit të tij me Beatrix, prindërit e Donaldit hynë në shtëpinë e BBV jo vetëm për të takuar djalin e tyre por edhe për t'i aprovuar lidhjen e re që ai donte të niste brenda shtëpisë. Teksa ishin ulur në oborr mamaja i dha një mesazh atij, pikërisht për çështjet e zemrës, duke shprehur kështu hapur qëndrimin e saj kundër lidhjes së të birit me Borën. Nëna e Donaldit i kërkoi atij të veprojë me zemër ashtu si ai vepron jashtë.

Dëgjo zemrën tënde dhe vepro si jashtë sikur vetvetja jote.

Me kaq duket se Donaldi e kuptoi mjaft mirë se çfarë duhet të bënte me jetën e tij brenda dhe jashtë shtëpisë së BBV.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit