SKANDAL në Gramsh! Balta nxirret me kova nga fusha ndërkohë që luhet ndeshja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2021, 14:12

Futbolli në Shqipëri duket se po degradon dita ditës, pasi kushtet ku stërviten dhe luajnë futbollistët janë skandaloze duke patur parasysh fondet që Federata Shqiptare e Futbollit ka në dispozicion. Me ardhjen e dimrit dhe reshjeve të shiut, fushat e futbollit në stadiume kthehen në pishina plot me ujë dhe balta mbulon gjithçka. Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë kushtet e mjerueshme ku luhet ndeshja e futbollit në Gramsh.

Sipas tij ndërkohë që luhet ndeshja, njerëzit nxjerrin baltën me kova jashtë fushe pasi nuk mund të luhet.

Qytetari nga Gramshi denoncon kushtet në të cilën po luhet ndeshja mes Gramshit dhe Orikumit:

Pershendetje Joq, shikojeni turpin e fshf ne cfare gjendje e kane lene stadiumin e Gramshit. Nderkohe qe po luhet ndeshja e nxjerrin balten me kova jashte fushe.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit