Braktisi fëmijën e mitur: 27-vjeçarja nga Vlora ishte dhunuar, droguar dhe ‘hedhur në rrugë’ nga bashkëshorti

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2021, 13:53

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me procedimin penal ndaj një 27-vjeçareje në Vlorë pasi akuzohet se ka braktisur fëmijët e mitur. Sipas "FaxNews" 27-vjeçarja me iniciale A.T është rrahur, droguar me dhunë dhe më pas është hedhur në rrugë nga bashkëshorti i saj. 27-vjeçarja është nëna e një fëmije 1-vjeç pas largimit nga bashkëshorti i cili e dhunonte, por edhe për shkak të pamundësive ekonpmike u detyrua ta linte fëmijën në Shtëpinë e Foshnjes në Vlorë, deri sa situata e saj të përmirësohej.

Por përgjegjësit e institucionit e kanë denoncuar në polici 27-vjeçaren për braktisjen e fëmijës së mitur dhe kanë nisur një procedim penal pas saj. Ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë do ndodhë me fëmijën, nënën 27-vjeçare apo bashkëshortin e saj abuzues.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit