Kishin kthyer një club nate në fabrikë kanabisi/ Dy shqiptarët përdornin zbutës rrobash për të fshehur erën e fortë të drogës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2021, 13:31

Dy emigrantë të paligjshëm shqiptarë janë burgosur pasi u arrestuan në një fabrikë kanabisi prej 1.6 milion paund të ngritur në një ish-klub nate. Policia u alarmua nga publiku për një erë droge në ndërtesën e vjetër Club XS në zonën West Walls të Carlisle në tetor . Andiol Mucolli, 25 vjeç, është parë duke dalë nga ambienti, i ndjekur nga nga 42-vjeçari Iirjan Jaho. Burrat të pastrehë dhe nga Shqipëria, pranuan prodhimin e kanabisit dhe u burgosën për dy vjet.

VIDEO/ Kishte shndërruar shtëpinë në fermë kanabisi, arrestohet shqiptari  në Greqi - Balkanweb.com - News24

Gjatë një kontrolli në ndërtesë, policia pa se ndërtesa ishte përshtatur për prodhimin e kanabisit, dhe në 9 dhomat u gjetën pothuajse 1700 bimë – 276 prej të cilave ishin korrur tashmë. Vlera e mundshme e drogës e klasës B kapte vlerën prej 1.6 milion £, tha një ekspert. Fabrika kishte sisteme ajrimi, ndriçimi, kontrolli të temperaturës dhe ujitje, duke përfshirë një tub të madh argjendi që kalonte nëpër ndërtesë dhe pjesërisht i mbuluar me kuti kartoni të thyera. Çelësat për të gjitha pjesët e ndërtesës ishin varur mjeshtërisht në një tabelë dhe furnizimi me energji elektrike ishte anashkaluar.

Përveç kësaj, shishe të zbrazëta të zbutësve të rrobave janë parë gjithashtu, me sa duket janë bërë përpjekje për të maskuar erën e mprehtë të drogës. Prokurori Gerard Rogerson tha se oficerët gjetën tre dhoma gjumi së bashku me një zonë gatimi dhe frigorifer të mbushur mirë. Ata gjithashtu sekuestruan një mori sendesh personale, duke përfshirë veshje, telefona dhe pasaporta në emrat e të dy burrave. Gjykata mësoi se dy shqiptarët kishin lënë familjen në atdheun e tyre dhe se ndiheshin nën presion për t'u përfshirë në krim në Angli.

Burimi:BBC Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit