Kujtoi se i shpëtoi burgut! “I forti” i Elbasanit arrestohet sa mbërrin në Rinas, si e pësoi i shumëkërkuari i shtetit?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2021, 12:30

Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme një 30-vjeçar i cili ishte i dënuar me katër vite burg. Denis Meçja ishte i dënuar dhe në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Por sapo ka mbërritur në Rinas është arrestuar për një plagosje me grushta e sende të forta të ndodhur në vitin 2016 dhe për të cilën ishte dënuar me katër vite burg.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Vihet në pranga një 30 vjeçar, i dënuar me 4 vite burg. 30 vjeçari i dënuar dhe në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit ndaluan shtetasin në kërkim, Denis Meçja, 30 vjeç, banues në Elbasan. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2017, e ka dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas më datë 24.05.2016 në një lokal, ka goditur me grushta e sende të forta, shtetasin B. K., me banim Elbasan, duke i shkaktuar plagë të rënda. Shtetasi Denis Meçja prej vitit 2017 deri në nëntor 2021 ishte në burg në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit