I intubuar prej 1 muaji, humb jetën nga Covid drejtori i gjimnazit në Berat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2021, 11:34

Covid-19 i ka marrë jetën drejtorit të gjimnazit "Babë Dudë Karbunara” Llazar Palla. Prej 1 muaji ai ishte i intubuar në një spital privat në Tiranë, por ditëve të fundit gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. 62-vjeçari ishte infektuar me Covid dy muaj më parë, por për shkak të gjendjes së rënduar ishte dërguar drejt Tiranë dhe ndenji rreth 1 muaj i intubuar. Kolegët, nxënësit dhe miqtë e tij kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale.

Vlen të thuhet se gjimnazi "Babë Dudë Karbunara", që 62-vjeçari drejtonte është një prej gjimnazeve që ka raportuar shumë raste me Covid tek nxënësit por edhe te mësuesit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit