Kërkoi 4 mijë euro për të bërë nënkomisar ‘nxënësin’ e tij, jepet vendimi për pedagogun e policëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2021, 11:07

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit Krimit të Organizuar ka lënë në burg kryekomisarin Qetsor Gurra lektor në Fakultetin e Hetimit të Akademisë së Sigurisë dhe inspektorin Dritan Lelaj polic i qarkullimit rrugor. Këta dy persona akuzohen për falsifikim dokumentash me qëllim favorizimin në pikë të inspektorit Lelaj që të bëhej nënkomisar. Kryekomisari Gurra i kishte premtuar kandidatit se do ta ndihmonte për të kaluar testimin në marrjen e gradës por kundrejt 4000 eurove.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur edhe dokumenta që verifikojnë falsifikimin që do të bënin për postin në Akademinë e Sigurisë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit