“Ka qenë në Kosovë për të blerë rroba”, babai i Marjan Kolës kërkon lirinë e djalit: Nuk ka lidhje me vrasjen e Pashkos

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2021, 10:49

Kanë folur për mediat familjarët e Marjan Kolës, njërit prej të arrestuarve në lidhje me vrasjen e ish-deputetit dhe ish-kryetarit të komunës Velipojë, Pashko Ujka. Dedë Kola, babai i Marjanit shprehet se djali i tij mbrëmjen e vrasjes më 29 nëntor ka qenë në Kosovë. Ai ka thënë se djali i tij ka qenë në Kosovë me mikun e tij Kristjan Kelmendi për të blerë disa rroba. Më tej ai ka thënë se djali i tij nuk ka lidhje me vrasjen pasi pak minuta para vrasjes kanë qenë në një poligon qitjeje në Kosovë dhe kanë qendruar aty deri në orën 18:20 kur ka ndodhur vrasja në Shkodër.

Babai i Marjanit shprehet se nuk kanë patur kurrë probleme me të tjerët as gjatë periudhës së komunizmit. Ndërkohë që edhe vëllai i tij, Petrit Kola ka mbështetur babain e tij duke thënë se Marjani nuk ka lidhje me vrasjen pasi ka qenë në Kosovë. Për këtë arsye ata kërkojnë që Marjani të lihet i lirë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit