“Mos merr në kurriz problemet e të tjerëve”/ Mamaja e Trixës e pakënaqur me vajzën e saj, zbardhet letra që i shkroi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2021, 09:06

Mbrëmjen e kaluar në BBV u diskutua shumë gjatë marrëdhënia Bora-Donald-Beatrix. Në fillim Donaldi tha se kishte pritur një shenjë nga Bora pas puthjes që kishin dhe varëses që i bëri dhuratë, por kjo nuk ndodhi dhe ai i dha mundësinë vetes të lidhej më tepër me Trixën. Por fakti se ata nuk e kanë diskutuar dhe sqaruar muhabetin e Borës ka ngjallur shumë debat dhe të dy kërkuan falje për këtë fakt. Por mamaja e Trixës i kishte shkruar një letër vajzës së saj ku i kërkonte që Donaldi të shprehet se e ka lënë pas të shkuarën që ajo t'i jepte bekimin për këtë lidhje. Më tej mamaja e saj tha se Beatrix nuk ka pse të marrë në kurriz problemet e njërzve të tjerë.

Letra e plotë:

Beba jeme, sa më ka marrë malli për ty vetëm zemra ime e di. Të gjithë jemi shumë mirë. E di që ke nevojë të dëgjosh këtë. Të ndjek nga kudo që shkoj. Kam qarë e kam qeshur bashkë me ty. Ti e di sa vështirësi kam kaluar në jetë dhe kam qarë vetëm nga dashuria që më falni ti e Albani. Jeta është shumë e shkurtër, gëzoni, lumturoni, falni, jetoni fort dhe bindshëm se frymën e fundit ta jepni me buzëqeshje se ashtu donit të jetonit. Të kam parë afër me Donaldin, më bëhet zemra mal kur të shoh dhe kuptoj që je e lumtur pas kaq shumë kohësh. Bekimin e plotë timin e merr vetëm nëse ai djalë e thotë me fjalë të mëdha se e ka lënë pas të kaluarën. Ti Trixa nuk ke pse merr në kurriz të problemet e të tjerëve. Të dua në çdo formë e në çdo ngjyrë që ke.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit