Zvicra me masa të reja për udhëtimet e shqiptarëve: Vaksinim dhe testim para nisjes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2021, 07:52

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se për të kufizuar përhapjen e pandemisë Covid, Zvicra ka vendosur masa të reja në lidhje me hyrjen në këtë vend. Duke filluar nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht. Por jo vetëm kaq pasi përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Zvicra ka vendosur masa të reja, sa i përket hyrjes në vend.

Duke filluar nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht.

Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.

Këto janë rregullat e reja të vendosura nga qeveria e Zvicrës, për të kufizuar përhapjen e pandemisë Covid-19.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit