Shqiptari u martua me të vetëm për letra, gruaja ganeze: Më braktisi, tani do të më marrë fëmijën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2021, 07:38

Një nënë beqare ganeze e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar, Margaret Brown ka zbuluar se babi shqiptar i fëmijës së saj e përndjek atë për të marrë vajzën prej saj. Duke folur në SVTV Africa, Margaret tregoi se babi i vajzës u lidh me të vetëm për të marrë letrat dhe për të siguruar qendrimin në Mbretërinë e Bashkuar. Por sapo Margaret lindi ai u largua dhe e braktisi.

Ai kishte një pasaportë dhe avokati i tij i tha se e vetmja mënyrë se si mund të bëhej rezident është nga një fëmijë. Kështu që ai gjithmonë më bënte presion për të pasur një fëmijë me të. Unë e quaj vajzën time një mrekulli pasi mbrohesha të mos mbetesha shtatzënë dhe nuk e dija as deri në muajin tim të pestë.

Margaret tha më tej se menjëherë pasi ajo lindi, ai e përzuri nga shtëpia e tij dhe nuk kujdeset për fëmijën. Për më tepër, ai ka njerëz që shikojnë lëvizjet e saj.

Ligjet këtu thonë se babai mund të marrë kujdestarinë e fëmijës vetëm nëse nëna ka probleme mendore ose është e dhunshme. Ai është përpjekur të më bëjë të reagoj ndaj gjërave në mënyrë që t'i përdorë ato kundër meje. Ai u takua me fqinjin tim që më shkatërroi makinën vetëm për të marrë një reagim nga unë. Tani gjithçka që dua tani është dikush që do të më ndihmojë me një apartament jashtë Londrës që të mos më gjejë. Nuk kam nevojë për të, sepse ai gjithsesi nuk e ndihmon as me fëmijën.

Burimi:ghnamma Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit