Trafikonin drogë në Greqi, kapet mat treshja e shqiptarëve me kanabis me vete

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.12.2021, 01:48

Tre persona të cilët dyshohet se janë shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në Thesprotia për posedim dhe trafik droge, ndërsa një prej tyre edhe për dhunë ndaj punonjësve të tij.

Sipas mediave greke një prej tyre tentoi të largohej në momentin e arrestimit, ku edhe iu gjetën me vete rreth 7,4 gramë kanabis e papërpunuar.

Ndërkohë, nga hetimet e zhvilluara rezultoi se sasia e mësipërme ishte marrë nga dy personat e tjerë (dyshohet shqiptarë).

Në pronësi dhe në shtëpinë e tyre u gjetën dhe u konfiskuan:

  • Rreth 171 gramë kanabis të papërpunuar.
  • 1,090 euro.
  • 1500 lekë shqiptare.

Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë Publike Thesproti.

Burimi: periodikostep.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit