Shoferi del nga kamioni pa ngritur frenat e dorës, merr para 15 automjete

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.12.2021, 01:05

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi, ku një shofer i cili po qëndronte në anë të rrugës për të shkarkuar materialet në vendin e tij të punës, doli nga kamioni dhe harroi frenat e dorës.

Pas kësaj, kamioni u zhvendos nga vendi ku ishte ndaluar dhe eci për disa metra, ndërsa qytetarët vrapuan të tmerruar.

Kamioni mori para 15 automjete të parkuara në fund të rrugës, ndërsa ngjarja në fjalë është kapur nga kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodheshin në zonë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit