“Jam e mpirë komplet”/ Donaldi qëndron pranë Trixës: Nuk ke pse ndihesh në faj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.12.2021, 00:01

Afrimiteti dhe aq më tepër puthja e Donaldit me Beatrixin është komentuar gjatë kudo. Kjo për shkak se Bora Zemani pas puthjes që shkëmbeu me aktorin Live në BBV, tha se do e priste këtë të fundit jashtë, ndërsa Donaldi tha se siç hyri vetëm do dilte dhe vetëm duke i “premtuar” në një mënyrë modedatores që ata do ribashkoheshin.

Por, ai “harroi” gjithçka, ndërsa “Vëllai i Madh” vendosi t’ja rikujtojë këtë gjë mbrëmjen e sotme duke i treguar në ekran një video në të cilën shfaqeshin momentet e tij me moderatoren, por edhe Borën që tregonte se po e priste jashtë.

Menjëherë pas kësaj ai ka thënë se ndihet shumë në faj dhe po ashtu Beatriksi e cila i ka kërkuar falje moderatores publikisht, që është “futur” mes tyre.

Donald: Nuk ke pse ndihesh në faj. I vetmi që duhet të ndihet në faj jam unë sepse kisha menduar se e kisha sqaruar këtë gjë.

Beatrix: Jam e mpirë komplet.

Donald: Ashtu isha dhe jam akoma edhe unë.

Beatrix: O zot sa e acaruar ishte mami. Pse duhet të futesha?

Donald: Të njëjtën mendova dhe unë. Gjëja e parë që mendova kështu ishte.

Beatrix: Po ndihem shumë keq. Ndihem njeri shumë i keq. Unë jam më keq se ti. Pse?

Donald: Ato që kam pasur i kam sqaruar. Duhet t’i merrja leje atij njeriut gjë që se kuptoj. Do qetësohesh tani dhe flasim pastaj. Nuk kam bërë asnjë gjë kot për ty. E kuptoj cfarë historie kam pasur, e kuptoj cfarë kam thënë. Thjesht do të sqarohemi.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit