Me lot në sy, Beatrixi i kërkon falje Borës: Zemër nuk do isha futur kurrë mes jush, e besova shumë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.12.2021, 23:34

Drama Donald-Beatrix vazhdon. Pas Donaldit, ka qenë Beatrix ajo e cila ka folur për marrëdhënien e tyre në dhomën e rrëfimit. Këngëtarja tha se ndihet në siklet pas videos që u transmetua teksa Bora thoshte se e priste Donaldin, ndërsa pas kësa ajo deklaroi se duhet të vepronte me hapa më të avashtë dhe më të sigurtë në këtë marrëdhënie.

Tejet e prekur, ajo tha se ndihet si të jetë një fëmijë 2 vjeç dhe nuk i ka marrë hapat si duhet.

Nga ana tjetër opinionistja Sonila Meço e ka këshilluar atë që të rritet dhe të sillet si vajzë e rritur, ndërsa Arbri që ajo të kërkojë falje.

Menjëherë pas komenteve të opinionistëve, Beatrix i ka kërkuar publikisht falje moderators Bora Zemani, ndërsa shtoi se ndihet shumë në faj.

“Oh! Thjesht si femër kërkoj falje, ndjesë që ndjeva verbërisht edhe gjithashtu kërkoj shumë falje Borës, ndihem shumë në faj. Ndoshta nuk…(preket). Zemër nuk do isha fut kurrë, nuk e di, thjesht e besova shumë kur më tha, unë e di realisht, por duhet…”-tha Beatriksi.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit