Aksion i policisë në Istog, disa zyrtarë të komunës përfundojnë në pranga

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.12.2021, 10:46

Disa zyrtarë të Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Istogut kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës.

Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike është duke zhvilluar sot një aksion në rajonin e Dukagjinit ku cak i tyre janë personat e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.

Nuk dihet nëse ky aksion ndërlidhet më atë të para disa mujave kur u arrestuan shumë zyrtarë në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë në Prishtinë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit