Agim Veliu: LDK ka pësuar rënie por jo për fajin tim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.12.2021, 21:14

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu ka vendosur ta thyej heshtjen, ku si i ftuar në Dukagjin ka folur për disa tema e zhvillimeve brenda partisë më të vjetër në Kosovë.

Veliu ka thënë se nuk e ka fajin për rënien e LDK-së, ndërsa sipas tij figurat e LDK-së nuk e kanë mbrojtur nga sulmet e LVV-së.

“Unë mund t amarr pjesën e përgjegjësisë time si nënkryetar i saj për humbjet e LDK-së, por unë si kryetar i degës së LDK-së në Podujevë kam fituar 17-18 fushtata e pesë herë jam zgjedh kryetar i Komunës, mirëpo unë në çdo garë ku kam garuar kam fituar përfshirë këtu edhe në garën për deputet“.

“LDK ka pësuar një rënie, jo për fajin tim, duke parë edhe sulmet që më janë bërë nga militantët e LVV-së, e faktikisht LDK nuk më ka mbrojtur, por sikur LDK të më mbronte gjërat do të rrjedhnin pak më ndryshe”, ka deklaruar ai.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit