Petkoviqit i ndalohet vizita në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.12.2021, 17:23

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se ia kanë refuzuar kërkesën për të hyrë në vend Petar Petkoviqit, drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, nga kjo ministri kanë deklaruar se “MPJD-ja nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën në datat 2-3 dhjetor 2021.”

Pos MPJD-së, edhe Zyra Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka lëshuar një komunikatë, në të cilën thuhet se Petkoviqit i është ndaluar hyrja në Merdarë.

Kujtojmë se më 27 nëntor, katër ministrave të Kosovës u është ndaluar hyrja në Serbi, për vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit