Sot nuk po kryhen testet për Covid-19, puntorët shëndetësor në grevë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.12.2021, 14:04

Përveç në rastet me urgjence mjekësore, sot në të gjitha njësitë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare nuk është ofruar shërbim tjera shëndetësore, pasi profesionistët shëndetësorë janë në grevë 8-orësh. E përmes kësaj greve, e cila nisi në orën 07:00 mjekët po kërkojnë që të procedohet Ligji i Pagave.

Grevës i janë bashkangjitur edhe punëtorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik – IKSHPK.

Për shkak të grevës, në këtë institut sot nuk janë kryer teste për COVID-19 dhe shërbime të tjera.

Punëtorët e IKSHPK-së kanë hyrë në grevë edhe gjatë javës së kaluar, ku të enjtën nuk ishte publikuar me kohë as raporti i tyre për rastet e reja me COVID.

Ndërsa, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se për shkak se nuk kanë marrë përgjigje nga qeveria, e nuk janë ftuar të diskutojnë për Ligjin e Pagave, sot do të hyjnë në grevë nga ora 07:00 deri në orën 15:00.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit