Sot varroset 24 vjeçari që vdiq në poligonin e shenjëtarisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.12.2021, 13:31

Një 24 vjeçar humbi jetën mbrëmë në Obiliq.

Si fillim rasti u raportua si plagosje në një poligon të shenjëtarisë në këtë komunë, por më vonë nga të dhënat fillestare u theksua se ky i fundit kishte kryer vetëvrasje.

Nga familjarët e të ndjerit është bërë e ditur se varrimi i tij bëhet sot në varrezat e fshatit Sllovi, nga ora 15:00.

Përmes një publikimi në Facebook nga klubi i shenjëtarisë “Katana”, mbrëmë është thënë se duke pasur respekt ndaj privatësisë së personave të përfshirë me ngjarje, në poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme.

Po ashtu është theksuar se kjo ngjarje ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat dhe standardet e sigurisë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit