Ndahet nga jeta komandanti i parë i trupave të KFOR’it në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.12.2021, 13:18

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Gjeneralit Klaus Reinhardt, i cili ishte komandanti i parë i trupave të KFOR’it në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Gërvalla në një postim në Facebook.

“Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid”, shkruan ministrja.

Ministrja ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gjeneralit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit