Halil Kastrati:Të shtunën fillon ndërtimi i një qendre për të moshuarit në Vushtrri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.12.2021, 08:51

Humanisti Halil Kastrati ka njoftuar se kanë filluar punimet për vendosjen e gurthemelit të një qendre për qëndrim ditor për të moshuarit në Vushtrri.

Kastrati tha se gurthemeli do të vendoset të shtunën, më 4 dhjetor, shkruan Ballkani.info

Ai njoftoi se ky project po bëhet realitet falë një Memorandumi të Bashkëpunimit të arritur muaj më parë me kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Njoftimi i plotë:

Edhe një projekt i madh për të moshuarit tanë! Projekti i radhës i “Jetimave të Ballkanit” po fillon në Vushtrri.

“Qëndrimi Ditor” për të moshuarit dhe Kuzhina Humanitare po bëhen realitet falë një Memorandumi të Bashkëpunimit të arritur muaj më parë me kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Gurthemeli vendoset të shtunën, më 4 dhjetor, në ora 13:00.

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!Edhe një projekt i madh për të moshuarit tanë! 😊

Projekti i radhës i “Jetimave të Ballkanit” po fillon në Vushtrri. “Qëndrimi Ditor” për të moshuarit dhe Kuzhina Humanitare po bëhen realitet falë një Memorandumi të Bashkëpunimit të arritur muaj më parë me kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Gurthemeli vendoset të shtunën, më 4 dhjetor, në ora 13:00.Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit