Fshati që po mahnit me dekorimin për festa

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.12.2021, 22:10

Fshati Pjetërshan i Gjakovës edhe këtë vit ka marrë pamjen e një vendi përrallor.

Pjetërshani është dekoruar në mënyrë të mrekullueshme për festën e Krishtlindjes dhe për Vitin e Ri.

Fshati që gjendet pak kilometra larg qytetit të Gjakovës edhe këtë vit duket se do ta mbajë titullin e vendbanimit të dekoruar më së bukuri për festa në Kosovë.

Tashmë është bërë traditë që ky fshat të marrë pamje magjike festive qysh me fillim të muajit dhjetor.

Dekorimet kaq të veçanta, përkatësisht ato në oborrin e Kishës së fshatit, i bëjnë të rinjtë e këtij vendi, të cilët e kanë treguar se kujdesen për çdo gjë deri në detaje.

Për t’ju sjellur më afër atmosferën nga fshati Pjetërshan, fotografi Besim Ndau ka realizuar disa fotografi përrallore të këtij vendi që do të shkëlqejë gjatë muajit dhjetor.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit