Fatmir Spahiu: Jam jashtëzakonisht i lumtur që nuk ka ende film për Adem Jasharin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.12.2021, 08:28

Aktori Fatmir Spahiu ka komentuar realizimin e mundshëm në një filmi për Komandantin Legjendar, Adem Jashari, dhe kinematografinë në lidhje me luftën në Kosovë.

Këto komente ai i bëri në një debat me studentët e gazetarisë, e të drejtimeve tjera në Kolegjin UBT.

Në diskutimin me të rinjtë, Spahiu tha se shpreson që të ngelet në Kosovë e të mos ikin jashtë vendit.

Pjesëmarrësi në festivalet e kategorisë A, Fatmir Spahiu, tregoi para studentëve se është edhe anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit.

“Kjo çka shohim ne në televizionet, tona nuk është televizion… Tash për tash, në televizionet tona kemi vetëm politikë e energji negative. Emisioni politik është më i lirë, sjellja e politikanëve është shumë e lirë, shikueshmëria është e madhe”, tha Spahiu.

Sipas tij, në Kosovë është më yll një opinionist se sa një aktorë, duke e parë këtë si padrejtësi dhe rrezik.

Sa i përket pyetjes për mbështetje nga institucionet shtetërore, Spahiu e quajti “humorisik” buxhetin e ndarë të shtetit për artin.

Komplet kinematorgafia kosovare sipas tij, ka pas shuma simbolike të parave për realizimin e dhjetëra filmave.

“Për me fitu respektin vendor duhet të jetosh në Londër. Po të shkosh kudo në botë ke respekt si filmbërës nga Kosova. Ligji për mbrojtjen e autorit në Kosovë, është fantastik, por që nuk e di nëse funksionon”, shtoi ai.

Spahiu tha se ne punojmë me shumë pak para, e që bëhët shumë zhurmë.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që nuk ka ende film për Adem Jasharin. Kjo për shkak të buxhetit, e kjo për arsye të distancës kohore. Një film për figurën e Adem Jasharit duhet të investoheshin dhjetëra e miliona euro buxhet. Më shumë prodhime për luftën e Kosovës ka RTS serbe, sesa RTK-ja. Serbët prodhojmë e bëhen pronarë të gënjeshtrës, kurse ne jemi viktima të së vërtetës kemi shumë figura ku mund të shndërrohen në dokumentar”, deklaroi Spahiu, raporton eo.

Rolet më sfiduese për Spahiun thotë se i ka patur në teatër, derisa është pyetur edhe për angazhimet e tij humanitare, për të cilat thotë se i ka vullnetare dhe nuk i takon ndonjë organizate.

Ai ka paralajmëruar një projekt të ri vjeshtorë që lidhet me gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit