Përparim Rama: Albin Kurti e ka festuar ditëlindjen në shtëpinë time (Video)

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.12.2021, 18:37

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka festuar ditëlindjen në shtëpinë e tij.

Ai tha se kushdo, pra secili shqiptar që shkon për vizitë në Londër, ai e mirëpret.

Tutje tha se një prej mysafirëve ka qenë edhe i pari i ekzekutivit. “Edhe Albini ka qenë në shtëpinë time, ka festuar ditëlindjen, kemi kontakte, mendoj që ka me qenë një bashkëpunim i mirëfilltë. Kurti është kryeministër unë jam kryetar i komunës, dhe duhet të bashkëpunojmë për të mirën e popullit. Ai mendon për të mirën e popullit, edhe unë mendoj po ashtu. Nuk mendoj që ka me mungu bashkëpunimi mes neve”, deklaroi Rama.

Rama ka fituar mandatin e kryetarit të Prishtinës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ndërsa me 7 dhjetor merr detyrën.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit