Shoferi i vrarë kishte rrahur përfaqësuesin e një kompanie autobusësh

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.12.2021, 17:13

Raportohet se shoferi i autobusit i vrarë në Gllogjan, ka pasur një konflikt të hapur me një nga përfaqësuesit e një kompanie autobusësh nga Prizreni.

Prokuroria e ka konfirmuar incidentin i cili ishte zgjidhur me ndërmjetësim mes të akuzuarve dhe palës së dëmtuar.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Yllka Juniku Shehu, ka thënë për gazetën Paparaci se rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”. Ndërkohë, që çështja mes palëve është zgjidhur me ndërmjetësim më 12 shkurt të këtij viti.

Shoferi i ndjerë Gani Gjokaj, kishte sulmuar fizikisht, Fitim Halimajn, një nga përfaqësuesit e kompanisë “Halimaj Reisen” më 16 tetor 2020 në Gjakovë.

Sulmin dyshohet se e ka kryer së bashku me një person tjetër, B. H..

Gazeta kosovare ka siguruar raportin e Policisë që përshkruan atë incident që kishte buruar nga një fjalosje për çështje pune.

I ndjeri, i cili u vra javën e kaluar së bashku me dy nxënës në Gllogjan si pasojë e një sulmi me armë automatike, ishte proceduar penalisht.

Prokuroria e ka konfirmuar incidentin i cili ishte zgjidhur me ndërmjetësim mes të akuzuarve dhe palës së dëmtuar.

“Në lidhje me pyetjet e juaja drejtuar Prokurorisë Themelore në Gjakovë, iu njoftojmë se: Rasti në fjalë është inicuar si “Lëndim i lehtë trupor”, dhe me datë 12.02.2021, është kryer me Ndërmjetësim”, ka thënë ajo.

Paparaci ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës lidhur me hetimet dhe motivet e vrasjes, mirëpo nuk ka kthyer përgjigje derisa është publikuar lajmi.

Mbrëmjen e 26 nëntorit, tre persona mbetën të vrarë, në mesin e tyre dy nxënës dhe shoferi i autobusit, pas një sulmi me kallashnikov që u drejtim të autobusit në afërsi të fshatit Gllogjan të komunës së Deçanit.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka deklaruar se për këtë rast nuk është i dyshuar vetëm një person. Sipas tij, nga informacionet që kanë marrë në terren, potencialisht janë të përfshirë më shumë se dy persona.

Mehmeti ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë duke u hetuar tre pista.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit